Jep dorëheqje Jack Warner

dardanmiftari | Monday, June 20, 2011 | 0 Komente

FIFA ka konfirmuar se ka pranuar dorëheqjen e ish-presidentit të CONCACAF, Jack Warner.
Statusi i 68-vjeçarit, i cili ka mbajtur edhe postin e zëvendëspresidentit të FIFA-s, është dëmtuar pas akuzave në lidhje me korrupsion, duke bërë që ai të suspendohet nga të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me futbollin.

Kjo ka bërë që ai të japë dorëheqje, ndërsa përmes një komunikate për media FIFA ka njoftuar se Warner i ka dhënë fund bashkëpunimit 28-vjeçar me FIFA-n.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...