Khedira: United me taktika të gabuara ndaj Barcës

dardanmiftari | Tuesday, June 07, 2011 | 0 Komente

Mesfushori i Real Madridit, Sami Khedira, thotë se taktikat e Manchester United në disfatën nga Barcelona në finalen e Ligës së Kampionëve, ishin krejtësisht të gabuara.
Khedira thotë se Reali ka treguar se si mund të mposhtet Barcelona, duke fituar ndaj Blaugranëve në finalen e Kupës së Mbretit.
“Nuk mund të luani ashtu siç luajti Manchester në Wembley. Të përballesh me Barcën dhe të luash pa agresivitet, pa qenë të bashkuar, secili lojtarë në mënyrën e tij, është gabim”.
“Finalja më dëshmoi mua se ne kishim të drejtë te Real Madridi, mbrohu dhe vrapo shpejt drejt golit të tyre. Nëse ju vetëm mbroheni, ju hutoheni...”, ka deklaruar Khedira.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...