Lucio kërkon kontratë deri më 2014-tën
Mbrojtësi brazilian Lucio ka kërkuar nga Interi të tregojë besim në aftësitë e tij duke vazhduar kontratën deri në vitin 2014.
Ish-kampioni i Italisë dhe Evropës raportohet se është i gatshëm për vazhdim njëvjeçar të kontratës me 33-vjeçarin.
“Dua të mbetem te Inter por me kusht që kontrata ime të vazhdohet deri në qershor të vitit 2014. I besoj Interit, jam i sigurt se klubi do të ndërtojë një ekip të aftë për të fituar gjithçka, sërish”.
“Por presidenti Moratti ka besim në mua, nuk shikon në datën time të lindjes. Ende kam një forcë dhe uri të tillë për sukses”, ka thënë Lucio.
Category: Futboll
0 Komente