Menezes e sheh Argjentinën si favorite
Trajneri i Brazilit, Mano Menezes, e ka etiketuar Argjentinën si ekipin që duhet mposhtur në Kupën e Amerikës.
Brazilianët i kanë fituar dy edicionet e fundit të garës dhe së bashku me nikoqirin e garës, janë në mesin e favoritëve për ta fituar trofeun edhe njëherë.
“Në të njëjtën mënyrë me të cilën ne jemi favoritë në vitin 2014 [Kupën Botërore], Argjentina është favorite tash. Për më tepër, duhet të mendoni sa kohë kanë kaluar ata pa fituar titull”, ka thënë Menezes.
“Në fazën e grupeve, në teori kundërshtari më i vështirë do të jetë Paraguai. Ne duhet të jemi të kujdesshëm edhe kundër Ekuadorit dhe Venezuelës po ashtu. Kjo është arsyeja se pse, për momentin, mendoj se ndeshja jonë më e vështirë është kundër Venezuelës pasi kjo është ndeshja jonë e parë”.
“Ne duhet ta shfrytëzojmë avantazhin në çdo ndeshje dhe çdo moment që kemi. Synimi jonë është të luajmë shkëlqyeshëm në Kupën e Amerikës, që është një hap i rëndësishëm drejt Kupës Botërore 2014”, ka shpjeguar më tej braziliani.
Brazili fillon garën më 2 korrik kundër Venezuelës.
Category: Futboll
0 Komente