Ozil, debutuesi më triumfues në histori të La Ligas
Mesfushori i Real Madridit, Mesut Ozil, është futbollisti me më shumë fitore se asnjë lojtar tjetër në sezonin e parë debutues te ndonjë klub i La Ligas.
Mesut Ozil luajti në 36 nga 38 ndeshjet në La Liga dhe prej tyre arriti plot 27 fitore, ashtu sikurse portieri tjetër i Realit, Bodo Ilgner në sezonin 1996/1997, por se ai 27 fitore i arriti për 40 paraqitje.
Pos tjerash, Real Madridi është në krye të ranglistës sa u përket lojtarëve me më shumë fitore në sezonin e parë në La Liga.
Debutuesit më të mirë në La Liga:
Lojtari | Ekipi | Sezoni | Fitore | Paraqitje |
Ozil | Real Madrid | 2010/11 | 27 | 36 |
Ilgner | Real Madrid | 1996/97 | 27 | 40 |
Di Maria | Real Madrid | 2010/11 | 26 | 35 |
Ronaldo | Barcelona | 1996/97 | 26 | 37 |
Seedorf | Real Madrid | 1996/97 | 26 | 38 |
Pantic | Atletico Madrid | 1995/96 | 26 | 41 |
Owen | Real Madrid | 2004/05 | 25 | 36 |
Vitor Bahia | Barcelona | 1996/97 | 25 | 37 |
Sneijder | Real Madrid | 2007/08 | 24 | 29 |
Cristiano Ronaldo | Real Madrid | 2009/10 | 24 | 30 |
Category: Futboll
0 Komente