Rafael zëvendësim i Dani Alves
Barcelona raportohet se është e interesuar në mbrojtësin e Manchester United, Rafael da Silva, të cilin e sheh si pasardhës të Daniel Alves.
Alves nënshkroi marrëveshje të re me Barcën më herët gjatë këtij viti, megjithatë Barca dëshiron ta sigurojë mirë mbrojtjen dhe e sheh mbrojtësin e djathtë të United si një përforcim të shkëlqyeshëm.
Rafael nuk u përfshi në ekipin e finales së Ligës së Kampionëve, pasi Sir Alex Ferguson zgjodhi vëllain e tij binjak, Fabio.
Dyshja sapo kanë mbushur 20 vjet dhe Rafael tashmë është pjesë e kombëtares së Brazilit.
Category: Futboll
0 Komente