Rosell i brengosur për gjendjen financiare

dardanmiftari | Wednesday, June 22, 2011 | 0 Komente

Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, është tepër i brengosur për situatën financiare të klubit Blaugran, duke dëshiruar të jetë i pastër nga borxhet brenda tri viteve.
Klubi më i mirë në botë besohet se ka 450 milionë euro borxh dhe Rosell ka pranuar për TVE se ai është në dijeni se cila është situata financiare.

“Unë jam i brengosur për qëndrueshmërinë ekonomike të klubit. Ne duhet të baraspeshohemi. Për dy apo tri vite shpresoj të jemi një klub pa borxhe. Kur kemi ardhur në krye, kemi parë një borxh shumë më të madh nga sa na ishte thënë. Ne kemi negociuar një kredi sindikale me bankën. Ne kemi qenë shumë të brengosur pasi nuk kemi pasur para për të shpenzuar”, tha Rosell.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...