Villas Boas refuzon Interin

dardanmiftari | Saturday, June 18, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Portos, Andres Villas Boas, i ka thënë përfundimisht ‘jo’ kampionit të botës për klube, Interit, duke bërë që Nerazzurët të kthejnë vëmendjen tek emrat tjerë të lirë për pankinën.
Janë mediumet portugeze ato që flasin për një refuzim të Interit nga ana e Villas Boas, ndërsa këtë e konfirmoi edhe vet Massimo Moratti që tha se klauzola e portugezit është pengesa drejt transferit.

Sportmediaset nga ana tjetër raporton se Carlos Dunga, Mihajlovic, Gasperini dhe Zico janë kandidatët potencialë për të nënshkruar me Interin. Më tej thuhet se trajneri i ri, i cili do të emërohet të hënën, do të nënshkruajë vetëm një kontratë njëvjeçare, që na bën të besojmë se sezonin e ardhshëm te Interi mund të rikthehet legjendari Mourinho.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...