Wimbledon: Eliminohen motrat Williams
Kampionia në fuqi e Wimbledonit, Serena Williams, është mposhtur në dy sete (6-3, 7-6) ndaj francezes Marion Bartoli në rundin e katërt të turneut.
Përveç Serenës nga gara është eliminuar edhe motra e saj Venus Williams. Pesë herë kampionia e Wimbledonit u mposht po në dy sete (6-2, 6-3) nga bulgaria Tsvetana Pironkova.
Në mesin e emrave të famshëm që janë eliminuar është edhe numri 1, Caroline Wozniacki, e cila u mposht 2-1 në sete (1-6, 7-6, 7-5) nga sllovakja Dominika Cibulkova.
Category: Tenis
0 Komente