CA: Argjentina kualifikohet në çerekfinale

dardanmiftari | Tuesday, July 12, 2011 | 0 Komente

Sergio Aguero ka qenë heroi ndeshjes pasi shënoi nga një gol në secilën pjesë për të ndihmuar Argjentinën të fitojë me rezultat 3-0 ndaj Costa Ricas dhe të sigurojë kualifikimin në çerekfinale të Copa America.
Ekipi i trajnerit Sergio Batista ishte nën presion për fituar ndeshjen, pasi vetëm tre pikë do ta shpëtonin nga turpërimi dhe eliminimi nga gara që në fazën e grupeve.

Sulmuesi i Atletico Madrid shënoi golin e parë në fund të pjesës së parë, para se të shtojë avantazhin në 2-0 në minutat e para të pjesës së dytë. Angel Di Maria vulosi dilemën e fituesit kur shënoi edhe golin e tretë për argjentinasit (64’), pas një asistimi të Lionel Messi, i dyti asistim në ndeshje.

Në çerekfinale mund të kualifikohet edhe Costa Rica si ekipi i rreshtuar në pozitën e tretë me pikë më të larta, por kjo do të varet edhe nga rezultatet e gupeve tjera.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...