Ca: Venezuela barazon në çastet e fundit
Venezuela dhe Paraguai kanë barazuar 3-3 në një ndeshje emocionale e cila solli plotë gjashtë gola dhe e cila që të dyja ekipeve u siguron vend në çerekfinalen e Copa America.
Paraguai e pa veten në disavantazh pas një goli të hershëm të Salomon Rondon (6’), por u rikthye në lojë së pari duke barazuar në pjesë të parë me anë të Antolin Alcaras (34’), dhe duke shënuar edhe dy gola të tjerë në pjesë të dytë me anë të Lucas Barrios (64’) dhe Christian Riveros (86’).
Por kur u duk se fitorja u takonte paraguaianëve, Venezuela u rikthye në çastet e fundit duke shënuar dy herë në kohën shtesë me anë të Miku dhe Grenddy Perozo (90’) dhe për të barazuar rezultatin.
Barazimi emocionues u dha të dyja ekipeve nga një vend në çerekfinale, por Venezuela rreshtohet e dyta dhe do të përballet me Kilin në çerekfinale, derisa Paraguai, që kualifikohet nga pozita e tretë, do të përballet me Brazilin.
Category: Futboll
0 Komente