Edhe Barcelona pas Bastos

dardanmiftari | Tuesday, July 12, 2011 | 0 Komente

Barcelona raportohet se është kthyer kah mbrojtësi i Lyonit, Michel Bastos.
Trajneri i Blaugranëve, Pep Guardiola, është në treg për një mbrojtës të ri të krahut të majtë dhe agjenti i Bastos ka pohuar se për klientin e tij janë të interesuar disa klube të mëdha evropiane.

“Të gjithë janë klube të mëdha dhe, në të vërtetë, dy prej tyre më kanë kontaktuar për të kuptuar nëse lojtari do të ishte i interesuar dhe për mundësinë për të folur për të për projektet e tyre”.

“Por këto janë vetëm biseda preliminare, asgjë konkrete. Përsëris, në fund të javës së ardhshme do të dimë më shumë”, ka thënë agjenti, Emmanuel De Kerchove.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...