Messi ju shkatërron nëse i jepni hapësirë

dardanmiftari | Friday, July 01, 2011 | 0 Komente

Mbrojtësi i Bolivisë, Ronald Raldes, ka etiketuar Lionel Messin si kërcënimin më të madh në sulmin e Argjentinës derisa dy ekipet pritet të përballen sonte në takimin hapës të Copa America.
“Do të jetë vështirë! Ai [Messi] është një lojtar i paparashikueshëm të cilit nuk mund t’i jepni hapësirë. Duhet të qëndrojmë afër tij. Këtu ka më shumë mbulesë dhe kontakt fizik se në ndeshjet në Evropë, por nuk mendoj se kjo do të ndikojë në performancën e Messi”.

“Kurdo që përballeni me të, nëse i jepni atij hapësirë ai do t’ju shkatërrojë me lehtësi. Por ne nuk mund të bëjmë gabime duke menduar se duhet ta përcjellim vetëm Messi, ata të gjithë janë të rrezikshëm”, ka thënë Raldes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...