Real Madridi mposht LA Galaxy

dardanmiftari | Sunday, July 17, 2011 | 1 Komente

Nostalgjia nuk ishte përvojë edhe aq e këndshme për David Beckham të shtunën mbrëma në Los Angeles Coliseum, pasi që e pa të mposhtur ekipin e tij, L.A. Galaxy nga ish-ekipi i tij Real Madrid me rezultat 4-1.


Ishte transferimi i kësaj vere i Realit José María Callejón ai i cili e zhbllokoi rezultatin (31'). Nëntë minuta pas këtij goli i riu Joselu arriti që ta dyfishojë epërsinë. Rezultati i pjesës së parë ishte 2-0.


Në pjesën e dytë, në listën e golashënuesve futet edhe golashënuesi më i mirë i Realit sezonën e kaluar, Cristiano Ronaldo (53'). Golin e fundit të Realit në këtë ndeshje e shënoi Karim Benzema (58').


Adam Cristman shënoi golin e nderit për L.A. Galaxy në minutën e 67.


Ishte ky takimi i parë parasezonal i Realit, ndërsa takimin e radhës e zhvillon më 20 korrik ndaj Chivas de Guadalajara.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

1 comment:

  1. Ishalla vazhdon me fitore reali.Qeto ndrresat e reja shum tmira, ari, siq e meritojn mbreterit.
    faleminderit dardan per postimet...
    Pse nuk pe bon me kqyr loj live?Edhe lexojm diqka edhe kqyrum diqka.Qite Realin me barcelonen qetash qe e kan mas 1 muji.

    ReplyDelete

Shkruani Komentin Poshtë...