Rossi lojtar i Juventusit?

dardanmiftari | Friday, July 15, 2011 | 0 Komente

Agjenti i sulmuesit të Villarrealit, Giuseppe Rossi, ka deklaruar se ai është i bindur se klienti i tij është shumë pranë tranferimit te Juventusit, marrëveshje e cila pritet të kompletohet së shpejti.
“Unë kam besim se marrëveshja do të arrihet pa problem. Giuseppe Rossi është i gatshëm të kalojë te Juventusi dhe negociatat mes klubeve janë duke shkuar sipas planit”.

“Transferi mund të kompletohet në të ardhmen e afërt, por unë nuk dua të flas shumë. Ne nuk duhet të harrojmë se po flasim për një lojtar që ka vlerë të caktuar. Juventusi po kërkon transferin dhe unë e përsëris se ai do të realizohet me sukses”, potencoi Pastorello.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...