Sanchez te Barca, çështje ditësh
Quique Pina, president i Granadas dhe përfaqësues i Udineses në Spanjë, beson se është vetëm çështje kohe për Alexis Sanchez do të nënshkruajë për Barcelonën.
“Transferi i Alexis Sanchez do të kompletohet këtë javë. Negociatat kanë arritur në një fazë ku jemi në gjendje të themi se ai është lojtar i Barcelonës, megjithëse kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla”.
“Është në interesin e të dyja klubeve që marrëveshja të arrihet shpejtë. Udinese nuk do të pranojë ndonjë ofertë tjetër derisa po negocion me Barcën. Marrëveshja do të vlejë 27 milionë euro plus bonuset”, potencoi Quique Pina.
Category: Futboll
0 Komente