Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

Wimbledon - Nadal i gatshëm për gjysmëfinale

Në prag të përballjes gjysmëfinale me Andy Murray, Rafael Nadal ka thënë se ai nuk do të pengohet nga lëndimi i këmbës.
Spanjolli dëmtoi këmbën e majtë gjatë fitores ndaj Juan Martin Del Potro në rundin e katërt, dhe edhe pse skenimi tregoi se ai nuk ka ndonjë lëndim serioz, ai kishte nevojë për injektimi kundër dhimbjes para ndeshjes çerekfinale me Mardy Fish.

Megjithatë Nadal, i pari në botë, ka thënë se ai do të jetë plotësisht i gatshëm të përballet në gjysmëfinale me numrin katër të botës, Murray, për të dytin vit radhazi.

“Nuk shqetësohem për asgjë tash pasi e di se çfarë po ndodh. Me anestetikë nuk ndjej asgjë, nuk e ndjej dhimbjen”, ka thënë Nadal.

Nadal mposhti Murrayn vitin e kaluar po në gjysmëfinale para se të sigurojë titullin kundër Thomas Berdych.