Arsenali kërkon Tevez për Nasrin

dardanmiftari | Saturday, August 13, 2011 | 0 Komente

Arsenal është i interesuar të arrijë marrëveshje shkëmbimi me Manchester Cityn – duke kërkuar Carlos Tevez për Samir Nasri.
The Sun shkruan se Tevez është duke u përpjekur të largohet nga Manchesteri gjithë verën. Dhe me menaxherin e Arsenalit, Arsene Wenger, që është nën presion të madh për të sjellë një top lojtar, Topçinjtë së fundi kanë dalë me një propozim tronditës.

Mesfushori Nasri shpresoi të nënshkruajë me Cityn që dje, pasi i është premtuar një marrëveshje në vlerën e 180 mijë funteve në javë. Por Arsenali, që po ashtu është në prag ta humbasë kapitenin Cesc Fabregas, ka bllokuar lëvizjen derisa ata tentojnë të zgjidhin situatën duke përfshirë Tevez në marrëveshje.

Për të arritur një marrëveshje, Topçinjtë do të duhet t’i ofrojnë edhe para Cityt për argjentinasin, pasi sulmuesi vlerësohet 50 milionë funte.

Më e mira që Arsenali mund të nxjerrë nga Nasri është 25 milionë funte, pasi francezi ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij – që do të thotë se ai mund të largohet verën e ardhme pa i sjellë klubit asnjë fitim. Sidoqoftë, Arsenali shpreson ta ulë shumën e parave kesh që duhet të japë për Tevez deri në 10 milionë.

Një problem tjetër për Arsenalin mund të jetë paga e Tevez, e cila është jo më pak se 200 mijë funte në javë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...