Benzema: Do ta fitojmë Superkupën

dardanmiftari | Wednesday, August 17, 2011 | 0 Komente

Karim Benzema ka thënë se Real Madridi ka kualitetin e nevojshëm për të mposhtur Barcelonën në takimin e dytë të Superkupës së Spanjës që zhvillohet të mërkurën në Camp Nou.
Dy ekipet luajtën barazim 2-2 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Bernabeu gjatë të dielës dhe Benzema është i bindur se Madridi mund t’ia dalë më mirë në ndeshjen e kthimit.

“Kam ndjenjë shumë të mirë pas ndeshjes së parë. Ne bëmë shumë më shumë se Barcelona në ndeshjen e parë. E dimë se kemi gjithçka në duart tona dhe se kemi shanse të mira ta mposhtim Barcelonën të mërkurën”.

“Është e qartë se ne duam ta fitojmë Superkupën dhe kjo ende mund të shkojë në të dyja anët, edhe pas ndeshjes së parë. Jam i bindur se ndeshja e dytë do të jetë një ndeshje e hapur dhe ne do të dalim për të luajtur për fitore gjatë të mërkurës”, ka thënë Benzema për AS.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...