Dështon edhe Chelsea

dardanmiftari | Sunday, August 14, 2011 | 0 Komente

Nënkampioni i Anglisë, Chelsea, ka dështuar që të shënojë fitore në javën e parë të sezonit të ri në Ligën Premier, pasi u ndal në një barazim pa gola në Britannia Stadium te Stoke City.
Ndeshja filloi tepër e balancuar me Blutë që ishin favoritë nga fillimi i takimit. Drogba filloi takimin në pankinë, kurse Torres ishte titullar.

Në pjesën e dytë ndeshja ishte diç më e mirë me disa raste për Stoke Cityn dhe me disa gjysmëmundësi për Fernando Torres, i cili nuk shënoi as nga dy metra. Vlen të përmendet se spanjolli është në formë tejet të dobët dhe se barazimi është si pasojë e mos konkretizimit të rasteve nga ‘El Nino’.

Në fund të takimit Blutë bënë më shumë presion mbi kundërshtarin, por çka vlen kjo kur as Didier Drogba nuk arriti ta thyejë mbrojtjen e mrekullueshme të vendasve.

Kështu pas barazimeve të Liverpoolit dhe Arsenalit, dështimeve të të mëdhenjve iu bashkohet edhe Chelsea dhe kjo sigurisht është mundësi e artë për Manchester United që të shënojë fitore sot ndaj Wolvesit për të krijuar dhe epërsinë e parë ndaj rivalëve për titull.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...