Është United, është kampioni

dardanmiftari | Sunday, August 14, 2011 | 0 Komente

Kampioni i Anglisë, Manchester United ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën Premier me rezultat 2-1 ndaj WBA-së në transfertë.
Ishte kjo një sfidë shumë e vështirë për Djajtë, të cilët kishin epërsinë, por më pas në fund falë magjisë së Ashley Young shënuan fitore.

Ishte një pasim i Ashley Young ai që gjeti të lirë Wayne Rooneyn i cili realizoi për 1-0 dhe zhbllokimin e rezultatit (13’).

Megjithatë vendasit u kundërpërgjigjen fuqishëm me anë të Shane Long (37’) që barazoi rezultatin në 1-1.

Gjatë gjithë pjesës së dytë Djajtë e Kuq u përpoqën që të shënojnë fitoren dhe ia dolën me sukses kur Steven Reid (81’) shënoi autogol për 2-1.

Me këtë fitore Manchester United krijon epërsi dy pikëshe që në javën e parë me të gjithë rivalët tjerë (Arsenalin, Chelsean, Liverpoolin) të cilët barazuan në javën e parë. Rivali lokal Manchester City nesër e zhvillon takimin ndaj Swanseas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...