Eto’o lojtar i Anzhit
Klubi rus Anzhi Makhachkala ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Interin për transferimin e sulmuesit Samuel Eto’o.
Kamerunasi do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore para se të nënshkruajë kontratë trevjeçare, e cila do t’u japë fund thashethemeve lidhur me të ardhmen e 30-vjeçarit.
“Është arritur një marrëveshje në mes të Anzhit dhe Interit për transferimin e Samuel Eto'o”, shkruan në komunikatën e klubit rus.
Edhe pse nuk janë dhënë detaje në lidhje me shumën e transferimit, besohet se kamerunasi është shitur për 27-30 milionë euro.
Category: Futboll
0 Komente