Farfan në llupën e Juventusit

dardanmiftari | Friday, August 12, 2011 | 0 Komente

Gjiganti italian, Juventus, raportohet se ka kthyer vëmendjen kah anësori i Schalke, Jefferson Farfan.
Pasi nënshkroi me Mirko Vucinic për të përforcuar repartin sulmues që tashmë përbëhet nga lojtarë si Fabio Quagliarella, Alessandro Matri, dhe Milos Krasic, Biankonerët janë në kërkim të edhe një lojtari ofensiv.

Ata së fundi bënë ofertë për Eljero Elia që u refuzua nga Hamburgu, por sipas Gazzetta Dello Sport, ata tash kanë kthyer vëmendjen kah 26-vjeçari peruan.

Farfan ka joshur vëmendjen e Juventusit falë paraqitjeve të tij në sezonin e kaluar kur ndihmoi ekipin të arrijë deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe të fitojë Kupën e Gjermanisë, DFB Pokal.

Ish-ylli i PSV aktualisht është duke u rikuperuar nga një lëndim në këmbë dhe ende nuk është paraqitur për Schalken këtë sezon. Ai vlerësohet në regjionin e 18 milionë eurove.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...