Ronaldo: Nuk dua rekorde, dua tituj

dardanmiftari | Friday, August 12, 2011 | 0 Komente

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është i etur për sukses në prag të sezonit 2011/12, dhe e ka bërë të qartë se dëshiron më shumë trofe se sa rekorde individuale.
Portugezi shënoi plot 40 gola në sezonin e kaluar, por nuk arriti të fitojë ligën ose Ligën e Kampionëve, pasi Barcelona ishte dukshëm më e mirë.

“Sigurisht, do të bëj maksimumin për të shijuar një sezon të shkëlqyeshëm. Sidoqoftë, nuk mendoj për të thyer rekordet e mia nga viti i kaluar. Dua të fitoj trofe me klubin dhe do të bëj gjithçka për ta arritur këtë. Kjo është ajo për të cilën të gjithë ne punojmë”, ka thënë Ronaldo për Marca.

Reali pret Barcelonën të dielën në ndeshjen e parë të sezonit, Superkupën e Spanjës. Ndeshja e dytë dhe vendimtare për fituesin e kësaj gare do të zhvillohet të mërkurën në Camp Nou.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...