Salihi: Goli, për Shkodrën time

dardanmiftari | Thursday, August 11, 2011 | 0 Komente

Hamdi Salihi Hamdi Salihi thotë se goli i mbrëmshëm në fitoren 3-2 të Shqipërisë në miqësoren ndaj Malit të Zi ishte goli i tij i ëndrrave.
Salihi shënoi një gol spektakolar i cili për më tepër ishte edhe goli i fitores që rrit shpresat e kuqezinjve në prag të takimit të dy shtatorit përballë Francës. Sulmuesi i Rapidit të Vjenës është shprehur i ngazëllyer që një gol kaq i bukur vjen pikërisht para tifozëve të qytetit të tij të lindjes, Shkodrës.

“Ka qenë gjithçka perfekte. E kisha ëndërruar këtë mbrëmje. S’ka ku shkon më bukur si për ekipin ashtu edhe në aspektin individual”.

“Ka qenë një gol me shumë vlera dhe më vjen mirë që e shënova në qytetin tim, në Shkodrën time, që më ka mbështetur gjithmonë. Meqë ishte edhe goli i fitores, ai merr vlera edhe më të mëdha”, ka thënë Salihi, siç përcjell Sporti Shqiptar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...