Wenger të ndëshkohet sërish nga UEFA?

dardanmiftari | Wednesday, August 17, 2011 | 0 Komente

Arsene Wenger mund të hasë në probleme më të mëdha disiplinore me UEFA pasi ka komunikuar me stolin e Arsenalit gjatë ndeshjes së mbrëmshme të play-offit të Ligës së Kampionëve ndaj Udineses në Emirates Stadium.
Francezi ishte i përjashtuar për këtë ndeshje për shkak të abuzimit me referin zviceran Massimo Busacca në disfatën e vitit të kaluar nga Barcelona. Kritikat e Wenger pas ndeshjes çerekfinale të sezonit të kaluar bënë që ai të përjashtohet për ndeshjen e mbrëmshme, por ai mund ta shohë veten në telashe të tjera pasi ka komunikuar me stafin.

Wenger u vërejt gjatë pjesës së parë se përcillte instruksionet e tij te menaxheri ndihmës Pat Rice përmes trajnerit të ekipit të parë, Boro Primorac. Por UEFA paralajmëroi Wengerin gjatë pauzës se ai po shkelte rregullat dhe si rezultat ai u tërhoq nga komunikimi.

Mbetet të shihet nëse UEFA do të marrë masa kundër Wenger, që do të mund ta suspendonin atë edhe për ndeshjen e kthimit ndaj ekipit italian.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...