Alves: Pika ndaj Chelseat, na kualifikon

dardanmiftari | Friday, September 30, 2011 | 0 Komente

Portieri i Valencias, Diego Alves ka nënvizuar rëndësinë e barazimit prej 1-1 të skuadrës së tij në ndeshjen ndaj Chelseat të zhvilluar të mërkurën mbrëma në Mestalla, duke thënë se ajo pikë mund të jetë kualifikuese për ekipin e tij.
“Ne kemi pasur pesë minuta shumë stresuese me rastet e vazhdueshme të Chelseat. Më pas luftuam dhe qëndruam në lojë dhe më pas e morrëm një pikë vitale për kualifikim”.

“Unë e di se kur bëj intervenime të mira, i jap besim ekipit. Por, nëse ekipi nuk do të punonte aq shumë, intervenimet e mia nuk do të kishin nxjerrë ndonjë rezultat”, pohoi Alves.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...