Carlos porosit Neymarin të shkojë te Reali

dardanmiftari | Friday, September 30, 2011 | 0 Komente

Trajneri i ri i Anzhit, Roberto Carlos, ka zbuluar se ai e ka porositur Neymarin t'i bashkohet Real Madridit.
"I kam thënë Neymar të ndalojë të sillet rrotull dhe t'i bashkohet Real Madridit, kur kam folur me të javën e kaluar. I kam thënë se ai duhet të nënshkruajë me ata tash".

"Megjithatë, ai është si një superyll në Brazil dhe njerëzit e pengojnë atë të largohet. Neymar është Cristiano Ronaldo i Santos – një lojtar lider, por shpresoj ai të nënshkruajë për Real Madridin", ka thënë Carlos për Radio Marca.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...