Dalglish: Rivaliteti me Evertonin, i ashpër si gjithmonë

dardanmiftari | Friday, September 30, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish, thotë se rivaliteti në mes tyre dhe Evertonit është i fuqishëm si gjithmonë.
Së fundi është ndjerë sikur rivali më i madh i Liverpoolit është Manchester United dhe jo Everton, por Dalglish thotë se ai nuk ka menduar kështu.

"Çdokush që është në ballë tonin është një rival – ne nuk do të bëjmë një listë se kush janë rivalët tonë më të mëdhenj. Ne vetëm duam të luajmë kundër gjithkujt që del në ballë tonin, pasi kështu mund të garojmë".

"Por ne e dimë se çfarë do të thotë një fitore në derbi për njerëzit e Liverpoolit dhe sa shumë ngazëllim njerëzit mund të fitojnë nga kjo. Ka lojtarë të cilët nuk kanë luajtur në këtë më herët, të cilët mund të luajnë të shtunën, por jam i sigurt se ata e kuptojnë rëndësinë e këtij derbi", ka thënë Dalglish.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...