Llorente i kënaqur me lojën e Valencias

dardanmiftari | Thursday, September 29, 2011 | 0 Komente

Presidenti i Valencias, Manuel Llorente, ka shprehur kënaqësinë e tij pas barazimit të spanjollëve ndaj Chelseat në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Pasi Frank Lampard kishte hapur rezultatin në Mestalla duke shënuar një gol në fillim pjesës së dytë, një penalti e vonshme nga Roberto Soldado i solli Valencias një pikë.

"Ne kemi shijuar një ndeshje sensacionale. Valencia dha shumë mund. Të dyja ekipet kanë mundur të fitojnë", ka thënë Llorente për Superdeporte.es.

Llorente ka lavdëruar lojtarët, e në veçanti portierin Diego Alves, i cili bëri një varg mbrojtjesh në pjesën e dytë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...