Sahin mezi pret të luajë
Mesfushori i Real Madridit, Nuri Sahin, mezi pret t’ia fillojë karrierës së tij si lojtar i klubit nga Bernabeu, pasi lëndimi ia pa mundësoi këtë pas transferimit nga Borussia Dortmundi.
“Përkundër faktit se isha i lënduar, unë jam ndier në vendin e duhur, ndihem i dobishëm te Reali”.
“Gjërat po shkojnë mirë dhe riaftësimi po shkon shumë mirë. Unë nuk mund të them se kur do të rikthehem, por është me rëndësi që të kthehem i fortë dhe i përgatitur”, potencoi Sahin.
Category: Futboll

















0 Komente