Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

Adebayor: Dua të shënoj ndaj Arsenalit

Sulmuesi i Tottenhamit, Emmanuel Adebayor ka shprehur publikisht dëshirën që të shënojë ndaj Arsenalit, duke thënë se ai do ta bëjë nëse do të ketë rastin.
“Kur nënshkrova për Tottenhamin, Alex Song më tha: ‘Adebayor, ti po e bën këtë vetëm për shkak të Arsenalit?’”

“Unë i thashë: ‘Jo, vëlla, unë jam profesionist dhe zgjidhja e vetme për mua ishte Tottenhami. Është klub fantastik dhe jam kthyer për ta parë familjen time. Do të jetë kënaqësi të luaj ndaj jush”.

“Nëse do të kem rastin për të shënuar ndaj Arsenalit, më besoni, do të shënoj, edhe pse nuk do të festoja sikurse që kam bërë më parë në fanellën e Cityt”, u shpreh togolezi.