Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

Allegri: Nuk kemi mundur ta mbajmë Pirlon

Bosi i Milanit, Massimiliano Allegri ka pranuar se ai ka mundur të bëjë shumë pak për ta mbajtur në ekip Andrea Pirlon dhe ta evitojë kalimin e tij te Juventusi, para ballafaqimit të drejtpërdrejtë të skuadrave sonte mbrëma, me ish-mesfushorin Rossoner në formë të lartë.
“Andrea e tha të vërtetën: Ai kërkoi sfida të reja”.

“Kur jeni në të njëjtin ekip për dhjetë vjet, ju keni nevojë për ndryshim, dhe ai po e dëshmon këtë në fushë, duke marrë parasysh edhe rikthimin e tij vitin e kaluar ndaj Bolonjës, para se t’i prishej sezoni nga lëndimet. Nuk kemi mundur të bëjmë shumë për ta mbajtur atë në ekip”, tha Allegri.