Allegri të rinovojë kontratën
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri ka konfirmuar se së shpejti do ta rinovojë kontratën e tij me gjigantët e Serie A.
Mediat italiane spekuluan se Allegri kërkon largimin pa marrë parasysh sukseset, një pohim të cilin e hedh poshtë vet strategu Rossoner.
“Unë do ta rinovoj kontratën kur klubi të më thërrasë. Ne tashmë kemi biseduar dhe takimi përfundoi me shtrëngim duarsh. Mungon vetëm nënshkrimi, i cili do të bëhet herët apo vonë”, theksoi Allegri për GQ.
Category: Futboll
0 Komente