Arsenali ofertë të janarit për M’Vila?

dardanmiftari | Tuesday, October 04, 2011 | 0 Komente

Arsenali raportohet se do të bëjë edhe një tentim tjetër për të transferuar mesfushorin e Rennes, Yann M’Vila, gjatë afatit kalimtar dimëror.
Klubi anglez u përpoq të nënshkruajë me francezin edhe gjatë afatit kalimtar veror, por dështoi në këtë përpjekje. Tash Arsene Wenger e ka identifikuar M’Villan si cakun kryesor, pasi javën e kaluar mori lajmin se Jack Wilshere do të jetë jashtë fushe për pesë muaj.

Arsenali madje raportohet se është i gatshëm të thyejë rekordin e klubit duke ofruar 29 milionë euro për 21-vjeçarin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...