Beckhenbauer kërkon qartësimin e ofsajdit

dardanmiftari | Wednesday, October 26, 2011 | 0 Komente

Franz Beckenbauer thotë se rregullat aktuale të ofsajdit duhet të ndryshojnë me qëllim që kjo të bëhet më pak e komplikuar.
Gjermani, i cili është kryetari i komisionit Fifa Task Force Football 2014, mendon se ka nevojë për qartësim nëse një lojtar është në mënyrë aktive ose pasive në pozitë jashtë loje, pasi beson se situata aktuale shkakton konfuzion.

“Grupi ka diskutuar interpretimin e Ligjit 11 sa i takon pozitës aktive dhe pasive jashtë loje. Kryetari i bordit ka kërkuar nga anëtarët të vijnë me sugjerime për një rregull të qartë, të kuptueshme deri në takimin e ardhshëm të grupit”.

“Në kohën time, ishte më e thjeshtë, pozita jashtë loje ishte pozitë jashtë loje, nuk ishte e rëndësishme ku është topi. Tash është e pakuptimtë, është shumë e komplikuar. Ne kemi një situatë me momentin aktiv dhe pasiv”.

“Mendoj se ne duhet të qëndrojmë larg nga shprehjet e komplikuara, ne duhet të shkojmë prapa për ta bërë atë më të thjeshtë, jo si ishte në fillim por diçka në mes”, ka thënë Beckenbauer.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...