Butragueno: Ronaldo, lojtar i sjellshëm
Drejtori i Real Madridit, Emilio Butragueno ka lëvduar Cristiano Ronaldon, pas ndeshjes së 100-të të zhvilluar nga portugezi për fanellën e klubit nga Santiago Bernabeu.
“Cristiano Ronaldo është profesionist impresiv. Sjellja e tij në fushë është shembullore”.
“Nuk më kujtohet asnjë gjest i vetëm jo sportive, as me kundërshtarët e as me gjyqtarët. Ai po ashtu trajtohet keq nëpër stadiume. Unë dua që njerëzit të kuptojnë se sa i sjellshëm është ai”, tha Butragueno.
Category: Futboll

















0 Komente