City ndëshkon Tevezin me katër javë mospagesë
Manchester City ka shqiptuar dënimin me heqje të pagës për katër javë për sulmuesin Carlos Tevez, për shkak të refuzimit të tij për t'u stërvitur në ndeshjen kundër Bayern Munich.
"Pas hulumtimit të detajuar dhe dëgjimeve, paneli disciplinar ka mbështetur akuzat për sjellje të pavend. Pesë thyerje të ndryshme të kontratës kanë ndërtuar bazën e vendimit të panelit".
"Si rezultat Carlos Tevez është ndëshkuar dhe është suspenduar për një periudhë prej dy javësh (që tashmë është kaluar). Ai ka pranuar një paralajmërim me shkrim për sjelljet e tij në të ardhmen", thuhet në deklaratën e Cityt.
Tevez tash ka dy javë kohë për t'u ankuar.
Category: Futboll
0 Komente