Dënime dhe suspendime për Interin

dardanmiftari | Tuesday, October 04, 2011 | 0 Komente

Ineri është goditur me gjoba dhe suspendime pas mbrëmjes së të shtunës kur ata u mposhtën 3-0 nga Napoli në Giuseppe Meazza.
Trupi drejtues i futbollit italian, Lega Serie A, ka zbuluar se trajneri i Interit, Claudio Ranieri, është suspenduar për një ndeshje për shkak të komenteve ndaj gjyqtarit në pauzën mes pjesëve, derisa mesfushori Joel Obi po ashtu është suspenduar për një ndeshje pas kartonit të kuq në çastet e fundit të pjesës së parë.

Për më tepër, klubi është ndëshkuar me 8 mijë euro për sjelljet e fansave gjatë ndeshjes, derisa Javier Zanetti, si kapiten, është ndëshkuar me 1500 euro për ngjarjet që ndodhën në Giuseppe Meazza.

Së fundi, edhe Diego Milito edhe Ivan Cordoba, janë ndëshkuar me nga €10 mijë euro për shkak të komenteve të bëra në lidhje me gjyqtarët pas ndeshjes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...