Enrique: Nuk mbaj inat me Tassottin
Trajneri i Romës, Luis Enrique ka thënë se ai nuk mban inat ndaj zëvëndëstrajnerit të Milanit, Maruo Tassottit, pas përdorimit të bërrylit nga ana e këtij të fundit në spanjollin gjatë Botërorit të vitit 1994 që e la tani trajnerin e Romës me hundë të thyer.
“Unë do të shtrëngoj duart e Tassottit, është turp të vazhdojmë të flasim për këtë pasi kanë kaluar 17 vjet dhe jemi 17 vjet më të moshuar”.
“Unë nuk kam probleme me Tassottin. Çfarë ndodh në fushë qëndron aty. Unë e di se Tassotti është penduar për atë që bëri. Ne duhet të shkojmë përpara”, theksoi Enrique.
Category: Futboll
0 Komente