Ferguson flet për dënimin e Tevez
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, i cili së fundmi ka marrë pseudonimin “Why Always Me?” sipas Mario Balotellit, ka folur për dënimin e Tevez.
Ferguson u shpreh se City nuk ka mundur të thyejë rregullat e FA për të dënuar më shumë se dy javë me pagë sulmuesin.
“Mendoj se është paksa e çuditshme, por rregulat janë rregulla. Është fakt se maksimumi i dënimit që mund t’i jipni një lojtari me pagë është dy javë. Duket e çmendur në këtë situatë, por City nuk ka çfarë të bëjë”, tha Ferguson.
Category: Futboll
0 Komente