Fitore e pastër për Redsat
Liverpooli ka shënuar fitore komode prej 2-0 si mysafir i West Bromwich Albion në takimin e të shtunës mbrëma të zhvilluar në The Hawthorns.
Të Kuqtë i dhanë fund ndeshjes që në gjysmën e parë duke realizuar dy herë.
Një ndërhyrje të Thomas në Luis Suarezin, arbitri e ndëshkoi me penalti, ndërsa Charlie Adam ishte i saktë nga pika e bardhë për epërsinë e mysafirëve (9’).
Suarez ishte i përfshirë edhe në golin e dytë, pasi që asistoi te Andy Carroll, i cili e dyfishoi epërsinë (45’+1).
Kjo fitore e pozicionon Liverpoolin në vendin e pestë në tabelë, me dy pikë më shumë se Tottenhami që ndeshjen e kësaj jave e zhvillon ndaj Queens Park.
Category: Futboll
0 Komente