Giggs e Zanetti frymëzim për Maloudan

dardanmiftari | Monday, October 10, 2011 | 0 Komente

Mesfushori i Chelseat, Florent Malouda, ka përshëndetur qëndrueshmërinë e legjendave, Ryan Giggs (Manchester United) dhe Javier Zanetti (Inter), duke i konsideruar si figura frymëzuese për ndërtimin e karrierës së tij.
Francezi, i cili luan te Blutë që nga viti 2007, shpreson që të ndjekë hapat e dyshes së përmendur, si edhe ato të ish-kapitenit të Milanit, Paolo Maldini, duke mbetur pjesë e rëndësishme e klubit edhe në moshë “të shtyrë”.

"Ryan Giggs dhe Javier Zanetti janë pika reference për karrierën time, po ashtu siç ishte edhe Paolo Maldini”.

“Po ndodh gjithnjë e më pak në ditët e sotme, por është gjë e jashtëzakonshme të qëndrosh te një klub që mund të fitojë gjithçka dhe të jesh garues edhe në të tridhjetat”, ka thënë 31-vjeçari për Fifa.com.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...