Giovinco starton ndaj Irlandës së Veriut

dardanmiftari | Monday, October 10, 2011 | 0 Komente

Përzgjedhësi i Italisë, Cesare Prandelli, ka konfirmuar se sulmuesi i Parmës, Sebastian Giovinco, do të jetë titullar në ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2012, të cilën Italia e zhvillon të martën kundër Irlandës së Veriut.
24-vjeçari, i cili është golashënuesi më i mirë në Serie A aktualisht (me pesë gola të shënuar), do të luajë në sulm krahas Antonio Cassanos (Milan), duke e zëvendësuar kështu Giuseppe Rossin (Villarreal).

Giorgio Chiellini është tërhequr në qendër të mbrojtjes, ndërsa Claudio Marchisio do të pushojë, në vend të tij do të inkuadrohet Alberto Aquilani.

Italia tashmë e ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Poloni dhe Ukrainë në vitin e ardhshëm, ndërsa Irlanda e Veriut gjendet jashtë gare.

Njëmbëdhjetëshi i parë i Italisë: Buffon; Cassani, Barzagli, Chiellini, Balzaretti; De Rossi, Pirlo, Montolivo, Aquilani; Cassano, Giovinco.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...