Interi i kënaqur me merkaton

dardanmiftari | Saturday, October 22, 2011 | 0 Komente

Drejtori i Interit, Marco Branca, është shprehur i kënaqur me merkaton e klubit të tij gjatë kësaj vere.
Prurjet e reja të Nerazzurëve gjatë verës si Jonathan dhe Alvarez kanë dështuar të impresionojnë, mirëpo Branca kërkon durim nga tifozët pasi do të vijë koha edhe për të rinjtë.

“Unë nuk jam i interesuar në atë që thonë njerëzit, unë jam i fokusuar në atë që bëj për klubin. Unë do t’i transferojë lojtarët e njëjtë edhe sot po të kisha mundësinë. Fytyrat e reja kanë nevojë për kohë. Për shembull, Jonathan do të fascinojë të gjithë posa të hyjë në ritëm me futbollin italian”, theksoi Branca.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...