Interi mendon për Atalantan
Trajneri i Interit, Claudio Ranieri, ka deklaruar se lojtarët e tij janë të përqendruar te takimi i të mërkurës ndaj Atalantas dhe nuk po mendojnë për derbin e fundjavës ndaj Juventusit.
“Atalanta nuk bën vetëm vrap, të luash atje është e vështirë për gjithkënd”.
“Ata kanë filluar fuqishëm. Ndoshta dënimi prej gjashtë pikësh i ka stimuluar më shumë, edhe trajnerët edhe lojtarët. Ata do të ishin në vend të dytë nëse nuk do të kishin atë mungesë (minus gjashtë pikë)”, ka thënë Ranieri në konferencën për shtyp.
Ndërsa i pyetur rreth derbit ndaj ish-skuadrës së tij, ai ka thënë se gjithmonë mendon për ndeshjen e radhës, e jo për atë që vjen pas saj.
Category: Futboll
0 Komente