Inzaghi afër largimit nga Milani
Filippo Inzaghi mund të largohet nga Milani gjatë afatit kalimtar veror, shkruajnë mediat italiane.
Sulmuesi veteran, 37-vjeçar, ka dështuar të fitojë minutash të kënaqshëm këtë sezon dhe pritet të mos ofrohet vazhdim i kontratës sezonin e ardhshëm.
Megjithatë Inzaghi mund të kërkojë të largohet vetë para se të detyrohet nga Rossonerët dhe tashmë është duke analizuar ofertat që vijnë nga jashtë.
Veterani raportohet se është duke menduar të vazhdojë karrierën në Major League Soccer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Category: Futboll
0 Komente