Kroos: Nuk kam frikë nga Robben
Mesfushori kreativ i Bayernit të Munichut, Toni Kroos është i bindur se ai mund ta mbajë rolin startues edhe nëse rikthehet anësori holandez Arjen Robben nga lëndimi.
“Para së gjithash, unë nuk e di gjendjen e Robbenit. Unë nuk e di as kohën e përafërt kur ai do të jetë i gatshëm”.
“Gjëja tjetër është se unë kam pasur paraqitje të mira që nga fillimi i sezonit, kështu që nuk brengosem fare”, theksoi Kroos.
Category: Futboll
0 Komente