Kuyt synon të fitojë Kupën

dardanmiftari | Wednesday, October 26, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi holandez Dirk Kuyt dëshiron ta ftojë Kupën Carling me Liverpoolin këtë sezon.
“Gjatë gjithë kohës time si lojtar i Liverpoolit kam qenë aq afër për të fituar trofe. Ishte finalja e Ligës së Kampionëve, gjysmëfinalja dhe po ashtu përfundimi në pozitën e dytë në Ligën Premier”.

“Ne e dimë se e kemi skuadrën për t’ia dalë mirë. Mospërfshirja në Evropë këtë sezon është një goditje e madhe andaj Kupa Carling është një trofe i madh për t’u fituar, pasi ne të gjithë jemi të paepur për trofe”, ka thënë Kuyt.

Redsat sonte udhëtojnë te Stoke City pikërisht në kuadër të Kupës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...