Leiweke: Beckham do të qëndrojë te LA Galaxy
Presidenti i AEG, kompanisë që e ka në pronësi klubin LA Galaxy, Tim Leiweke, beson se David Beckham nuk do të largohet nga ekipi në muajin janar.
Kontrata aktuale e anglezit me skuadrën nga MLS skadon në muajin nëntor, ndërsa është thënë se 36-vjeçari do të kthehet në Evropë gjatë afatit kalimtar dimëror.
Paris Saint-Germain dhe disa skuadra nga Liga Premier janë të interesuara për shërbimet e tij.
“Mendoj se David është besnik ndaj nesh. Përkundër të gjitha spekulimeve dhe fjalëve që thonë se Davidi do të shkojë në Francë ose Ligën Premier, David do të largohet nga Galaxy vetëm nëse David dhe ne vendosim për këtë”.
“Në fakt mendoj se David do të jetë sërish këtu në vitin tjetër”, ka thënë Leiweke për Sports Illustrated.
Category: Futboll
0 Komente